Revolucioni digjital në Qendrën Kombëtare të Biznesit

1 janar 2020 shënoi fillimin e revolucionit digjital edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kryeministri Edi Rama lancoi sot këtë nismë të rëndësishme në zyrat e QKB -së. Është një proces që do të rris, padyshim, thjeshtimin e shërbimeve ndaj publikut. Do të ulë radhët dhe eleminojë burokracitë administrative. Kursim kohe. Kursim kostosh financiare. Tashmë, bizneset do të ndihen të lehtësuar në kryerjen e aplikimeve për dokumentat që më parë duhet t`i merrnin në zyrat e shtetit.  Sot, të gjitha dokumentet shoqërues që lëshohen nga institucionet shtetërore, do të sigurohen nga vetë administrata. Ky proces do të ofrojë shërbime publike shumë më efikase e më cilësore.